top of page
Buscar

Letër dhe Lutje

  • Foto do escritor: Sarah Henke
    Sarah Henke
  • 5 de jun.
  • 3 min de leitura

Kisha shqiptare gjen forcë në ungjillizimin me materiale të printuara


Në një epokë të mediave sociale, kodeve QR dhe mesazheve të menjëhershme, të ecësh me fletëpalosje në dorë mund të duket diçka e vjetruar. Por Kisha Adventiste e Ditës së Shtatë në Tiranë Lindje po tregon se, kur bashkohen me lutje, qëllim dhe një buzëqeshje të ngrohtë, materialet e shtypura ende mund të hapin dyer dhe zemra.


E udhëhequr nga pastori Gentian Thomollari, Drejtor i Shërbesave të Botimeve për Misioni Shqiptar (AM),kisha ka përqafuar ungjillizimin përmes shtypit si një mjet të fuqishëm për të arritur të tjerët. Si pjesë e fushatës së Pashkëve, ata printuan 4,000 ftesa gjysma në shqip dhe gjysma në anglisht. Qëllimi ishte i thjeshtë: të ftojnë njerëzit në grupe lutjeje dhe studime biblike. Por zgjedhja e metodës ishte e qëllimshme dhe shpirtërore.


Pastor Gentian Thomollari, duke shpërndarë ftesa në Tiranë, Shqipëri.
Pastor Gentian Thomollari, duke shpërndarë ftesa në Tiranë, Shqipëri.

“Mesazhi ynë është ngrohtësi dhe përfshirje,” shpjegon Thomollari. “Ne duam që çdo person, pavarësisht prejardhjes së tij, të dijë se është i mirëpritur.” Sipas tij, kjo metodë gjithashtu ndihmon anëtarët lokalë të rriten në besim “duke ndarë këto ftesa me këdo që takojnë – qofshin vendas apo të huaj.”


Kur një ftesë bëhet shërbesë personale


Më shumë se një strategji, kjo fushatë është kthyer në një shërbesë personale për shumë anëtarë. Disa dalin disa herë në javë për të shpërndarë ftesa, ndërsa të tjerë i lënë në tavolina kafesh, në stola parqesh apo në kuti postare, gjithmonë me lutje.


“Jam shumë e turpshme,” ndau Veresa Rabili, një anëtare kishe. “Por sa herë që shkoj për çaj, lë një ftesë mbi tavolinë. Nëse shoh një stol, vendos një aty. Nëse kaloj pranë një kutie postare, lë një ftesë aty gjithashtu dhe lutem për secilën prej tyre. Edhe pse jam introverte, Zoti po më përdor. Dhe kjo më bën shumë të lumtur.”


Profesor Vladimir Solodovnikov, një tjetër anëtar, shpërndan personalisht 300 deri në 400 ftesa çdo muaj. “Çdo ftesë është një mundësi për dikë që të zbulojë dashurinë e Zotit,” thotë ai. “Nëse thonë jo, lutem që herën tjetër të thonë po.”


Ndërtimi i urave me letër, libra dhe besim


Përveç ftesave, anëtarët e kishës shpërndajnë edhe materiale të tjera të shtypura nga projekti SCORE (Furnizimi me Burime Kontekstualizuese me Qasje të Hapur për Ungjillizimin), një nismë e Konferencës së Përgjithshme e krijuar posaçërisht për audiencat sekulare ose myslimane, si dhe libra si Hapa drejt Krishtit dhe Konflikti i Madh, të shkruara nga pionierja e kishës, Ellen White, së bashku me literaturë për shëndetin. Këto burime jepen personalisht, duke krijuar momente kuptimplota të lidhjes dhe bisedës.


Zamira Berati, një vullnetare, ndau: “Dua që të gjithë të dinë se dyert e kishës sonë janë të hapura. Unë gjeta ushqim shpirtëror këtu dhe dua që të tjerët të gjejnë shërim për shpirtin e tyre gjithashtu.”


Letër, digjitale… apo të dyja?


A ka ende kuptim shpërndarja e fletëpalosjeve dhe librave fizikë në botën digjitale të sotme? “Ndoshta jo për shumicën e njerëzve,” përgjigjet pastori Thomollari, “por çdo komb ka njerëz që i duan librat dhe që ende lexojnë fletushka.” Ndërsa ai pranon se ungjillizimi digjital ka rëndësinë e vet, ai beson se “ata që duan të lexojnë janë një hap më afër për të zbuluar të vërtetën e Biblës.”


Kjo strategji tashmë po jep fryte. Për shembull, një vajzë e re amerikane së fundmi ka filluar të ndjekë grupin mbështetës për gratë pas marrjes së një ftese, një hap inkurajues i parë në një udhëtim shpirtëror që mund të thellohet.


Përkthyer: Vefiola Shaka

Fotot: Kortezi e Misionit Shqiptar

Teksti origjinal i postuar në: https://ted.adventist.org/news/paper-and-prayer/


Shpërndarja e fletëpalosjeve në kishën Tirana East
Shpërndarja e fletëpalosjeve në kishën Tirana East

 
 
 

ความคิดเห็น


Misioni Shqiptar i
Kisha Adventiste e Ditës së Shtatë

+355 68 533 4189
 

Rruga Nikolla Nishku Vila 70, Tirana-Albania
 

E hënë - E enjte | 9:30am - 4:30pm

E premte | 9:30am - 12:30pm

office@adventist.al

Subscribe to the newsletter

Faleminderit!

bottom of page