top of page
Buscar

Një familje në besim

  • Foto do escritor: Sarah Henke
    Sarah Henke
  • 18 de mai.
  • 2 min de leitura

Atualizado: 23 de jun.

Duke festuar unitetin në Shqipëri


Departamenti i Shërbesave për Familjen i Misionit Shqiptar (AM) mblodhi në ditën e djelë, më 18 maj, besimtarë nga i gjithë vendi për një rast të veçantë: ditën e familjes, një ngjarje e krijuar për të thelluar lidhjet mes anëtarëve dhe për të forcuar unitetin e kishës.


Pastori Gentian Thomollari dhe bashkëshortja e tij, Sanda, drejtues të Departamentit të Shërbesave për Familjen, ndanë vizionin e tyre për këtë aktivitet. “Dita e familjes bashkon kishat Adventiste në bashkësi, adhurim dhe lidhje komunitare. Ajo forcon marrëdhëniet ndërmjet brezave... përmes lutjes, aktiviteteve dhe përvojave të përbashkëta.”


Fjalë që shërojnë: një seminar rreth komunikimit jo të dhunshëm


Një pikë kyçe e kësaj mbledhjeje ishte seminari mbi komunikimin jo të dhunshëm, i prezantuar nga Natiéli Schäffer, drejtoreshë e Departamentit të Shërbesave për Gratë të AM. Schäffer, e cila ka një diplomë Master në Edukim Fetar me fokus në jetën familjare, reflektoi mbi përvojën e saj: “Pas pothuajse tetë vitesh që jetoj në Shqipëri, shpesh kam vërejtur se komunikimi mund të bëhet intensiv, i zhurmshëm dhe reaktiv, duke çuar në keqkuptime dhe marrëdhënie të dëmtuara.”


Natiéli Schäffer (djathtas) duke udhëhequr një seminar mbi komunikimin jolëndues.
Natiéli Schäffer (djathtas) duke udhëhequr një seminar mbi komunikimin jolëndues.

Qëllimi i saj në drejtimin e seminarit ishte të “rriste ndërgjegjësimin dhe të frymëzonte familjet të kërkojnë marrëdhënie më të shëndetshme përmes komunikimit më të qetë, të respektueshëm dhe të vendosur.”


Seminari pati një ndikim të thellë tek pjesëmarrësit. Mirela Peno, e cila udhëtoi tre orë e gjysmë për të marrë pjesë në ketë takim, tregon: “Temat që trajtuam ishin më shumë se leksione; ato ishin mësime të vërteta për të qenë njerëz më të mirë brenda familjeve tona. Ishte njëkohësisht edukim dhe inkurajim.”


Më shumë se një ngjarje: një shprehje e gjallë e besimit


Për komunitetin Adventist në Shqipëri, dita e familjes qëndron si një dëshmi e gjallë e unitetit, shpresës dhe dashurisë që i lidh anëtarët së bashku.


“Gjithmonë e kam parë kishën si një familje, vëllezër dhe motra në Krishtin,” u shpreh pjesëmarrësja Mirela Peno. “I vlerësoj shumë këto mbledhje ku njerëzit ribashkohen, gëzohen dhe rriten së bashku. Gjithçka ishte përgatitur me kaq kujdes, nga vendndodhja e bukur deri te dreka e shijshme. U largova e rifreskuar, e gëzuar dhe mirënjohëse.”

Dita e Familjes forcon vlerat thelbësore si uniteti, mirësia dhe rritja shpirtërore.
Dita e Familjes forcon vlerat thelbësore si uniteti, mirësia dhe rritja shpirtërore.

Dita e familjes forcon vlera thelbësore si bashkimi, mirësia dhe rritja shpirtërore. Razie Matraxhiu, një tjetër pjesëmarrëse, theksoi thellësinë shpirtërore të ditës: “Përmes aktiviteteve të ndryshme, mësojmë si të ndërtojmë dhe të forcojmë familjet tona. Prania e Zotit u ndje.”


Duke reflektuar mbi qëllimin më të gjerë të kësaj mbledhjeje, pastori Gentian Thomollari përfundoi: “Dita e Familjes nuk është thjesht një aktivitet, por një shërbesë, një që ndihmon në forcimin e vlerave thelbësore si bashkimi, mirësia dhe rritja shpirtërore. Ajo siguron që besimi të mos ushtrohet vetëm të Shtunën, por të jetohet çdo ditë nëpër shtëpi të mbushura me dashuri dhe lidhje.”


Përkthyer: Vefiola Shaka

Fotot: Kortezi e Misionit Shqiptar



 
 
 

Comments


Misioni Shqiptar i
Kisha Adventiste e Ditës së Shtatë

+355 68 533 4189
 

Rruga Nikolla Nishku Vila 70, Tirana-Albania
 

E hënë - E enjte | 9:30am - 4:30pm

E premte | 9:30am - 12:30pm

office@adventist.al

Subscribe to the newsletter

Faleminderit!

bottom of page