top of page
Buscar

Një shpim i shpejtë, një ndikim i madh

  • Foto do escritor: Sarah Henke
    Sarah Henke
  • 6 de mai.
  • 2 min de leitura

Të rinjtë adventistë shqiptarë japin më tepër se fjalë


Te rinjtë shqiptarë u mblodhën në Kishën Qendrore të Tiranës ne daten 23 mars për të marrë pjesë në Ditën Globale të Rinisë (GYD), një iniciativë vjetore që inkurajon të rinjtë të angazhohen në shërbime për komunitetin. Nën temën “Komuniteti i Transformuar,” pjesëmarrësit organizuan një fushatë dhurimi gjaku në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut dhe përgatitën pako higjienike për t’u shpërndarë familjeve në nevojë në lagje.


Të rinjtë e Misionit Shqiptar me ekipin mjekësor në Kishën Qendrore të Tiranës.
Të rinjtë e Misionit Shqiptar me ekipin mjekësor në Kishën Qendrore të Tiranës.

Thirrje për shërbim përmes dhurimit të gjakut


Dr. Viola Konimi, përfaqësuese e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut dhe pjesë e ekipit mjekësor që mbështeti iniciativën, theksoi ndikimin jetik të veprimeve të vullnetarëve. “Kërkesa mesatare për gjak në vendin tonë është 100 dhurime në ditë. Çdo dhurim është jetik, pasi mund të shpëtojë deri në tre jetë,” u shpreh.


Për Mario Shushkën, dhurues për herë të parë, përvoja ishte e paharrueshme, si e frikshme ashtu edhe thellësisht shpërblyese. “Gjithmonë kam dashur të dhuroj gjak, por nuk kam pasur kurrë guximin. Ndjeva pak ankth, por edhe një ndjenjë të madhe përmbushjeje. Të dish se një veprim kaq i vogël mund të shpëtojë jetë ishte vërtet shpërblyese.”


Drejtuesja e Shërbeses së Shëndetit, Irilda Braho, theksoi rëndësinë shpirtërore të iniciativës: “Dhurimi i gjakut ndjek shembullin e Jezusit. Ai ndihmoi shumë njerëz gjatë jetës së tij dhe, në fund, dha jetën për ne.” Duke iu referuar mënyrës se si frika e dhuruesve të parë mund të zhduket shpejt, ajo shtoi: “Hapi i parë është të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e këtij veprimi.”


Besim dhe ndikim ne komunitet


Përtej përpjekjeve humanitare, ngjarja frymëzoi një frymë uniteti dhe shërbimi përmes muzikës, lutjes dhe momenteve reflektimi. Drejtuesja e Shërbesës së Lutjes, Euxhenia Bregasi, e përshkroi përvojën si thellësisht prekëse. “Të jesh pjesë e një grupi të tillë të pasionuar të të rinjve ishte frymëzuese dhe inkurajuese. Të shohësh se si besimi dhe shërbimi bashkohen për të sjellë ndikim të prekshëm në komunitetin tonë ishte përulëse.”


Adriel Henke, Drejtuesi i të Rinjve në Misionin Shqiptar dhe organizator i eventit, reflektoi mbi misionin më të gjerë të shërbimit. “Dhurimi i gjakut është vetëm një nga mënyrat se si mund të shërbejmë komunitetit. Siç tregon historia e profetit Nehemia, nuk kemi nevojë për pasuri apo ndikim për të bërë ndryshimin, mjaftojnë zemra të ndjeshme dhe besimi për të vepruar.”


Për vullnetaren Restiola Bregasi, përvoja ishte një kujtesë e fuqisë së solidaritetit dhe besimit në veprim. “Ishte me të vërtetë një kohë e bukur dhe kuptimplotë! Të bashkoheshim me qëllimin e përbashkët për të ndihmuar ata në nevojë ishte një bekim. Ndjenja e unitetit dhe dhembshurisë na kujtoi të gjithëve fuqinë që kemi për të bërë ndryshim në jetët e të tjerëve.”


Përkthyer: Vefiola Shaka

Photos: Irilda Braho, Restiola Bregasi, Adriel Henke


 Përgatitja e pakove higjienike për t’u shpërndarë familjeve në nevojë në lagje.
 Përgatitja e pakove higjienike për t’u shpërndarë familjeve në nevojë në lagje.


 
 
 

Comentarios


Misioni Shqiptar i
Kisha Adventiste e Ditës së Shtatë

+355 68 533 4189
 

Rruga Nikolla Nishku Vila 70, Tirana-Albania
 

E hënë - E enjte | 9:30am - 4:30pm

E premte | 9:30am - 12:30pm

office@adventist.al

Subscribe to the newsletter

Faleminderit!

bottom of page