top of page
Buscar

Delegatët shqiptarë bashkohen me familjen globale adventiste në Sesionin e Konferencës së Përgjithshme

  • Foto do escritor: Sarah Henke
    Sarah Henke
  • 12 de jul. de 2025
  • 2 min de leitura

Atualizado: 17 de set. de 2025

Një delegacion pastorësh dhe bashkëpunëtoresh nga kishat e Shqipërisë morën pjesë në Sesionin e 62-të të Konferencës së Përgjithshme në St. Louis, Shtetet e Bashkuara, në korrik 2025. Prania e tyre nxorri në pah përkushtimin e një fushe misionare të vogël, por në rritje, ndaj familjes globale adventiste.


Delegatët u bashkuan me mijëra të tjerë në takime, shërbime adhurimi dhe raporte nga e gjithë bota. Për disa, ishte ngjarja e parë ndërkombëtare e kishës; për të tjerët, realizimi i një synimi të gjatë.


Pastori Gentian Thomollari tha: “Çfarë më pëlqen më shumë është të shoh të gjitha raportet e misioneve nga e gjithë bota, të shoh çfarë po bëjnë dhe si po shpërndahet ungjilli… Është e bukur të shohësh sa e madhe jemi si familje! Në Shqipëri mund të dukemi të vegjël… Por nuk jemi të vegjël, jemi shumë!”


Delegacioni shqiptar në Konferencës së Përgjithshme të Adventistëve të Ditës së Shtatë
Delegacioni shqiptar në Konferencës së Përgjithshme të Adventistëve të Ditës së Shtatë

Manolo Lanollari, thesarmbajtësi Misionit Shqiptar, shtoi: “Është një kënaqësi e madhe të jem këtu në Sesionin e Konferencës së Përgjithshme, është hera ime e parë. Kam mundur të takoj njerëz me të cilët punoj [online] dhe të shoh të gjithë delegatët dhe anëtarët nga e gjithë bota. Na jep një perspektivë të re… jemi globalë dhe të fortë!”


Delegatë të tjerë shprehën të njëjtin ndjesi për përkatësinë. Pastore Euxhenia Bregasi përshkroi sesionin si: “Një shije e vogël e parajsës,  njerëz nga çdo vend, të gjithë së bashku.” Pastori Delmar Reis, President i Misionit Shqiptar, foli për “fokus dhe qëllim të rinovuar.” Ndërsa Pastori Adriel Henke nxori në pah gëzimin e të qenit pjesë e ngjarjes me familjen e tij, duke e quajtur kishën “dinamike, e larmishme dhe e bashkuar në mision.”


Turneu i historisë së Kishës Adventiste 


Para sesionit, nga 23 qershori deri më 2 korrik, disa anëtarë të delegacionit shqiptar morën pjesë në një Turne Historik të Kishës Adventiste në Shtetet e Bashkuara. Gjatë udhëtimit vizituan disa vende kyçe historike të lidhura me pionierët e hershëm adventistë. Pikat më të rëndësishme përfshinin shtëpinë e fëmijërisë së Joseph Bates, fermën e William Miller, fermën e Hiram Edson dhe Fshatin Historik Adventist në Battle Creek.


Delegacioni shqiptar në selinë botërore të Konferencës së Përgjithshme të Adventistëve të Ditës së Shtatë, në Silver Spring, Shtetet e Bashkuara.
Delegacioni shqiptar në selinë botërore të Konferencës së Përgjithshme të Adventistëve të Ditës së Shtatë, në Silver Spring, Shtetet e Bashkuara.

Grupi u kthye i inkurajuar nga perspektiva globale e kishës dhe i fuqizuar në përkushtimin e tij ndaj misionit.


Përkthyer nga: Vefiola Shaka

Fotot: Përkatësi e Misionit Shqiptar

 
 
 

Comentários


Misioni Shqiptar i
Kisha Adventiste e Ditës së Shtatë

+355 68 533 4189
 

Rruga Nikolla Nishku Vila 70, Tirana-Albania
 

E hënë - E enjte | 9:30am - 4:30pm

E premte | 9:30am - 12:30pm

office@adventist.al

Subscribe to the newsletter

Faleminderit!

bottom of page