top of page
Buscar

Dita Botërore Pa Duhan në Shqipëri

  • Foto do escritor: Sarah Henke
    Sarah Henke
  • 4 de ago. de 2025
  • 3 min de leitura

Atualizado: 17 de set. de 2025

Shkëmbeni një cigare për një mollë


Adventistët e Ditës së Shtatë në Durrës dhe Tiranë udhëheqin një shërbesë kreative shëndetësore, të rrënjosur në besim, dhembshuri dhe lidhje njerëzore.

Në mbarë Shqipërinë, kishat adventiste kanë udhëhequr iniciativa guximtare dhe plot dhembshuri për të inkurajuar një jetë më të shëndetshme, duke ofruar mbështetje për duhanpirësit dhe duke rritur ndërgjegjësimin për përdorimin e duhanit. Përmes bisedave të drejtpërdrejta, nismave të bazuara në besim dhe gjesteve simbolike, komunitetet u angazhuan me një mesazh shprese dhe transformimi.

Këto aktivitete ishin pjesë e Ditës Botërore Pa Duhan, e cila ndodh botërisht më 31 maj, por ndikimi i saj  vazhdoi edhe më pas.

Irilda Braho, Drejtoreshë e Departamentit të Shëndetit për Misionin Shqiptar, krijoi dhe shpërndau një broshurë kundër duhanit për t’u përdorur në të gjitha kishat. Në Durrës, nën udhëheqjen e saj, ekipi lokal doli në rrugë me një mision të qartë: të angazhohej drejtpërdrejt me duhanpirësit. Në vend që të shpërndanin vetëm fletëpalosje, ata filluan biseda një më një, duke iu afruar individëve që pinin duhan hapur në trotuare, kafene dhe parqe.

“Ne nuk u dhamë thjesht një broshurë,” shpjegon Irilda. “Ne i sfiduam që të nxirrnin të paktën një cigare nga paketa dhe ta shkëmbenin me një mollë.” Reagimi shpesh ishte një buzëqeshje e befasuar ose një e qeshur nervoze. Megjithatë, pothuajse të gjithë pranuan se e dinin që pirja e duhanit ishte e dëmshme, edhe nëse e lidhnin atë me stresin apo kënaqësinë.

Përvoja ishte e mbushur me momente prekëse. Disa individë u hapën për vështirësitë e tyre dhe përpjekjet e dështuara për të lënë duhanin. Të tjerë u gëzuan që miqtë ose partnerët e tyre u sfiduan. “Disa vajza na thanë ta bënim këtë çdo ditë!” kujtoi Irilda. Jo-duhanpirësit kërkuan broshura shtesë për t’ua dhënë fëmijëve të tyre, dhe disa njerëz thanë: “Erdhët në momentin e duhur.”

Sigurisht, jo të gjithë ishin të hapur. Disa refuzuan të dëgjonin, nuk pranuan broshurën ose hodhën poshtë sfidën. Një person madje bëri shaka se do të ishte më mirë të divorcohej se sa të hiqte dorë nga duhani. Por, në përgjithësi, reagimi ishte jashtëzakonisht pozitiv. Në fund, ekipi kishte mbledhur jo vetëm histori, por edhe cigare, të dorëzuara në mënyrë simbolike dhe të ruajtura në një qese letre si “trofe të vegjël” të progresit.


Cigaret e mbledhura gjatë sfidës së Ditës Pa Duhan nga kisha e Durrësit.
Cigaret e mbledhura gjatë sfidës së Ditës Pa Duhan nga kisha e Durrësit.

Ndërkohë, në Kishën Tiranë Lindje, anëtarët u mblodhën për një program të veçantë Sabati, kushtuar ndërgjegjësimit dhe ofrimit të shpresës. Nën drejtimin e Pastor Gentian Thomollari, shërbesa kombinoi këshilla praktike me inkurajim shpirtëror për t’u çliruar nga varësia.

Predikimi i Pastor Thomollarit theksoi rreziqet serioze të përdorimit të duhanit dhe i nxiti të krishterët të mbështesin ata që luftojnë, jo me gjykim, por me mirësjellje dhe kujdes, duke ndjekur shembullin e Krishtit.

“Mesazhi i Pastor Thomollarit më hapi sytë,” tha Zamira. “E kuptova se dhembshuria është çelësi për të ndihmuar të tjerët.”

Në fund të shërbesës, anëtarët dolën në komunitet për të shpërndarë broshura te fqinjët dhe miqtë. “U ndje si diçka më shumë se thjesht ndërgjegjësim,” tha një anëtar i kishës. “Ishte një mënyrë për të treguar dashuri. Nëse edhe një person e lexon dhe vendos të ndryshojë, ia vlen.”


Përkthyer nga: Vefiola Shaka

Fotot: Përkatësi e Kishës së Durrësit dhe Kishës Tirana Lindje


Anëtarët e kishës Tirana East duke shpërndarë fletushka në Ditën Pa Duhan.
Anëtarët e kishës Tirana East duke shpërndarë fletushka në Ditën Pa Duhan.

Kisha e Durrësit


 
 
 

Comentários


Misioni Shqiptar i
Kisha Adventiste e Ditës së Shtatë

+355 68 533 4189
 

Rruga Nikolla Nishku Vila 70, Tirana-Albania
 

E hënë - E enjte | 9:30am - 4:30pm

E premte | 9:30am - 12:30pm

office@adventist.al

Subscribe to the newsletter

Faleminderit!

bottom of page