top of page
Buscar

Frutat e para të ngritjes së një kishe në Shqipëri

  • Foto do escritor: Sarah Henke
    Sarah Henke
  • 30 de jul. de 2025
  • 4 min de leitura

Pesë persona u pagëzuan në Liqenin e Pogradecit pas më shumë se dy vjet misioni në fshatin Dishnicë


Pesë persona u pagëzuan në korrik në brigjet e Liqenit të Pogradecit, Shqipëri, duke shënuar frutat e para të një kishe të re në fshatin e afërt Dishnicë. Pagëzimet, tre gra dhe dy burra, reflektojnë më shumë se dy vjet lutje, përfshirje në komunitet dhe studime biblike të udhëhequra nga Kisha e Dielës së Shtatë.


Vizioni për ngritjen e kishës

Por historia e këtij pagëzimi nuk filloi te liqeni. Ajo filloi në Dishnicë, vetëm dhjetë minuta larg Korçës, ku lindi vizioni për ngritjen e kishës pas trajnimit ACTS në 2022. ACTS është një sistem mbështetje për ata që angazhohen të shumojnë kishat adventiste në mbarë botën.


Pastori Adriel Henke, udhëheqës i projektit, shpjegoi se zgjedhja e Dishnicës erdhi pas shumë lutjesh personale dhe një ndjesie të qartë nga Zoti: “Unë u luta dhe vizitova disa fshatra rreth Korçës, ku shërbej si pastor. Zoti më dha një përgjigje të qartë se duhet të përqendroheshim në këtë fshat. Nuk kishte prani kristiane atje, kështu që e pamë si një derë të hapur, edhe pse ishte një sfidë e madhe. Por ne e dimë se asgjë nuk është e pamundur për Zotin tonë.”


Pas trajnimit ACTS, Pastori Henke mbledhi një grup themelor për të planifikuar dhe lutur për hapat e nevojshëm për të vendosur një prani në fshat. Qasja bazohej në metodën e Krishtit për të bashkëvepruar me njerëzit, për t’u shërbyer nevojave të tyre dhe për të fituar besimin e tyre.


Pastori Bledi Leno, Drejtor i Qendrës Globale të Misionit Urban dhe një nga trajnerët e ACTS në Shqipëri, komentoi vizionin më të gjerë: “Dëshmia e rezultateve të një iniciative për ngritjen e kishës është jo vetëm ngushëlluese, por edhe thellësisht frymëzuese. Ky është vizioni në gjendjen më të mirë: të ndezë dhe të mbajë një lëvizje që rrënjoset, rritet dhe transformon jetë për jetën e përjetshme.”


Ndryshimi i traditës

Dishnicë është një fshat thellësisht i rrënjosur në traditë, me shumicë të fortë myslimane. Në fillim, puna dukej pothuajse e pamundur. Komuniteti ishte rezervuar, i kujdesshëm dhe shpesh herë dyshues. Fatjon File, anëtar i grupit themelor, kujtoi: “Në fillim, dukej si një mur. Dyert ishin të mbyllura dhe sytë plot dyshim. Pyesnin pse ishim aty. Por me kalimin e kohës, Zoti na dha forcë dhe siguri që ishte vërtet Vullneti i Tij që puna të vazhdonte. Më vonë, me hirin e Tij, njerëzit filluan të na presin.”


Hapat e parë ishin të vegjël. “Filluam pak nga pak. Së pari u përqendruam tek fëmijët me programe javore të dielave. Në Krishtlindje shpërndamë mbi 100 kuti dhuratash, dhe nga atë pikë fëmijët filluan të vinin çdo javë. Në 2023, pasi u vendos programi për fëmijët, filluam mbledhje javore për gratë dhe burrat. Pastaj erdhi projekti Pakot e Shpresës, duke mbështetur 27 familje çdo muaj me furnizime ushqimore. Në Shabbat, i mblidhnim për prezantime të thjeshta biblike. Dhe më në fund filluam studime direkte biblike me ata që dëshironin të ndiqnin Krishtin.”


Shpërndarje e paketave ushqimore, studime biblike, program i Krishtlindjes për fëmijët në fshatin Dishnicë.


Nga kutitë e dhuratave tek paketat ushqimore, nga klubet e fëmijëve tek studimet biblike, asgjë nuk ishte extravagante, vetëm dashuri dhe praninë e qëndrueshme. Dyshimi u kthye në kuriozitet, dhe kurioziteti lulëzoi në miqësi.


Asgjë nuk është e pamundur për Zotin

Pas më shumë se dy vjet misioni në Dishnicë, dhe një vit të plotë studimesh biblike, zemrat ishin gati. Pastori Henke kujtoi momentin vendimtar: “Arriti koha për të bërë pyetjen: Kush dëshiron vërtet të pagëzohet? Unë shpjegova çfarë do të thoshte, kostot e dishepullimit. Për habinë time, gjashtë persona ngritën dorën. Pyeta përsëri, dhe të njëjtat duar u ngritën. U emocionova deri në lot. Ishte e bukur të shikoje të rritur që vendosin se nuk është kurrë vonë për të filluar një rrugëtim me Jezusin. Dhe ndërsa Shpirti i Shenjtë i transformonte ata, Ai më transformonte edhe mua.”


Kështu, në fund të korrikut, pagëzimi u festua në ujërat e qetë të Liqenit të Pogradecit. Anëtarë të kishës së Korçës u bashkuan me besimtarët e rinj nga Dishnicë. Këngë, lot dhe përqafime mbushën brigjet me gëzim. Anxhela Rakollari, e prekur nga ky moment, reflektuar: “Sot është provë e asaj që mund të bëjë këmbëngulja, lutja dhe dashuria. Kjo është vërtet puna e Zotit.”


Pagëzim në liqenin e Pogradecit.
Pagëzim në liqenin e Pogradecit.

Misioni vazhdon

Ndër ata që po përgatiten për pagëzim është Anxhela Isuf, e cila komentoi vendimin e saj: “E dua Jezusin dhe dua të ndjek atë si dishepulli i Tij.” Edhe pse pagëzimi i saj është planifikuar për përvjetorin e kishës në gusht, ajo e sheh angazhimin e saj si pjesë të të njëjtës lëvizje besimi.


Megjithatë, kjo histori është vetëm fillimi. Pesë dishepuj të rinj janë vetëm frutat e para të një korrjeje më të madhe. “Fara është mbjellë në Dishnicë, dhe tani misioni është të ushqejmë, dishepullizojmë dhe të ëndërrojmë më tej. I njëjti Zot që hapi dyert në një fshat njëherë të mbyllur ndaj ungjillit do të vazhdojë të hapë rrugë që shumë të tjerë të gjejnë shpresë,” përfundoi Pastori Henke.


Përkthyer: Vefiola Shaka

Fotot: Kortezi e Misionit Shqiptar



 
 
 

Comentários


Misioni Shqiptar i
Kisha Adventiste e Ditës së Shtatë

+355 68 533 4189
 

Rruga Nikolla Nishku Vila 70, Tirana-Albania
 

E hënë - E enjte | 9:30am - 4:30pm

E premte | 9:30am - 12:30pm

office@adventist.al

Subscribe to the newsletter

Faleminderit!

bottom of page