top of page
Buscar

Kampet verore sjellin gëzim për fëmijët shqiptarë

  • Foto do escritor: Sarah Henke
    Sarah Henke
  • 27 de ago.
  • 3 min de leitura

Programet në Tiranë dhe Korçë kombinojnë argëtim, miqësi dhe besim me mbështetjen e ADRA-s dhe vullnetarëve lokalë


Kishat në Tiranë dhe Korçë mirëpritën fëmijë të moshës 6 deri në 12 vjeç gjatë muajit korrik dhe gusht për Kampet Verore të organizuara me mbështetjen e Agjencisë Adventiste për Zhvillim dhe Ndihmë (ADRA) në Shqipëri dhe vullnetarëve lokalë. Programet e kampit përfshijnë lojëra, histori dhe muzikë me mësim bazuar në besim, duke mbjellë farat e shpresës në zemrat e të vegjëlve.

Pesë javë në Tiranë

Në korrik, Tirana organizoi Kampin Veror të ADRA-s Shqipëri, i cili zgjati pesë javë. Sipas Vojsava Firi, menaxhere projekti në ADRA Shqipëri, puna në grup ishte thelbësore: “ADRA, në partneritet me Kishën Adventiste dhe vullnetarët që erdhën nga Brazili, e bënë të mundur këtë Kamp Veror. Fëmijët ishin shumë të lumtur dhe, sipas prindërve, projekti ishte një sukses.”

Aktivitetet përfshinin histori, muzikë, lojëra dhe seanca interaktive të dizajnuara jo vetëm për të argëtuar, por edhe për të mësuar dhe frymëzuar. Për Natiéli Schäffer, Drejtore e Shërbesës së Fëmijëve në Misionin Shqiptar, vlera ishte e qartë: “Shumë nga këta fëmijë mund të mos hyjnë kurrë në një kishë, por këtu, përmes lojërave, historive dhe këngëve, një farë e vogël e dashurisë së Jezusit mund të mbillet në zemrat e tyre.”



ree


Vullnetarë nga Konferenca Adventiste e Paulistanës dhe Paraná- së  Jugore, si dhe Universiteti Adventist i São Paulo, kampusi Engenheiro Coelho (UNASP-EC) i kushtuan kohën dhe energjinë e tyre për ta bërë përvojën të paharrueshme. Caroline de Brito, vullnetare në programin One Year in Mission and Service (OYIMS), komentoi ndikimin e tyre: “Në Shqipëri nuk ka shumë prani adventiste, kështu që kur vijnë vullnetarë, ata jo vetëm që e bëjnë programin të ndodhë, por gjithashtu shërbejnë si shembull për shqiptarët që po fillojnë të zhvillojnë këtë projekt.”

Kampi u zhvillua në vendin e ADRA-s Shqipëri, i cili po transformohet në një qendër influence. Sipas Altin Rexhepi, Drejtori i ADRA-s Shqipëri: “Kjo është pjesë e vizionit që ndajmë me Kishën Adventiste: të transformojmë tërë pronën e ADRA-s në një Qendër Ndikimi.”





Arritje në Korçë

Në Korçë, Kisha Adventiste organizoi një Kamp Veror një javor për rreth 25 fëmijë nga një lagje përreth çdo ditë. Asnjëri nuk vinte nga familje adventiste, dhe shumë dëgjuan për Jezusin për herë të parë përmes aktiviteteve të kampit.


Kampi përfshinte muzikë, histori biblike, artizanat, lojëra, vakte të shëndetshme dhe lojëra me ujë, të mundësuara me mbështetjen e anëtarëve të kishës. Edlira Zissi, vullnetare, reflektuar: “Të jesh me fëmijët na bën të ndihemi përsëri të rinj! Dhe mbi të gjitha, është e mrekullueshme të përdoret nga Zoti për të punuar me ta.”



Për disa vite, kisha gjithashtu ka zhvilluar një program të dielave për fëmijë, i udhëhequr nga Fatjon File dhe bashkëshortja e tij, Anxhela Rakollari. File shpjegoi se si kampi veror ndihmon fëmijët të eksplorojnë besimin në mënyra praktike: “Për shumë, kjo është takimi i tyre i parë me Jezusin. Disa kanë ardhur më gjatë, dhe tani do të bashkohen fëmijë të rinj! Është një bekim i madh të punojmë me fëmijët, sepse përmes tyre mund të bëjmë gjëra të bukura për Zotin.”



Së bashku, kampet në Tiranë dhe Korçë nxjerrin në pah ndikimin në rritje të iniciativave të thjeshta dhe të drejtuara nga komuniteti në Shqipëri. Përmes lojërave, historive dhe kujdesit, fëmijët jo vetëm që argëtohen, por gjithashtu prezantohen me vlera të qëndrueshme shprese, miqësie dhe besimi.


Përkthyer: Vefiola Shaka

Fotot: Kortezi e Misionit Shqiptar



 
 
 

Comentários


Misioni Shqiptar i
Kisha Adventiste e Ditës së Shtatë

+355 68 533 4189
 

Rruga Nikolla Nishku Vila 70, Tirana-Albania
 

E hënë - E enjte | 9:30am - 4:30pm

E premte | 9:30am - 12:30pm

office@adventist.al

Subscribe to the newsletter

Faleminderit!

bottom of page