top of page
Buscar

Ripërtëritja e thirrjes

  • Foto do escritor: Sarah Henke
    Sarah Henke
  • 26 de mar. de 2025
  • 3 min de leitura

Atualizado: 22 de mai. de 2025

Pastorët shqiptarë bashkohen për një javë shpirtërore digjitale


Muaji shkurt ishte një kohë inkurajimi dhe ripërtëritjeje shpirtërore për pastorët e Misionit Shqiptar dhe familjet e tyre. Eventi online, i cili u zhvillua nga 3 deri në 7 shkurt, u zhvillua me temën "Kokëfortësia jonë dhe besnikëria e Zotit". Programi u përqendrua në sfidat me të cilat përballen ata që janë në shërbesë, por në të njëjtën kohë të mbështetur nga hiri i palëkundur i Zotit.


Pastor Radenko dhe Ana Džuver drejtuan një seri reflektimesh mbi jetën e Samsonit siç përshkruhet te Gjyqtarët 13-16. Përpara kësaj jave të ripërtëritjes shpirtërore, Džuver-ët kishin studiuar rrëfimin e Samsonit, i cili ju duk tepër intrigues. "Nga njëra anë, ai zbulon kompleksitetin e korrupsionit njerëzor dhe tendencën tonë për të vazhduar në atë gjendje pavarësisht paralajmërimeve të qarta. Nga ana tjetër, ai nxjerr në pah me mjeshtëri dashurinë, durimin dhe gatishmërinë e palëkundur të Zotit për të falur, edhe kur pendimi shprehet vetëm dobët", shprehet Radenko. Ai shton se tema ishte veçanërisht e rëndësishme për pastorët, të cilët janë thellësisht të zhytur në shërbesë.




Rreshti i sipërm, nga e majta në të djathtë: Delmar Reis, Natiéli Schäffer dhe vajza e tyre Clara. Adriel dhe Sarah Henke. Rreshti i poshtëm, nga e majta në të djathtë: Marko dhe Bárbara Frashëri., Euxhenia dhe Restiola Bregasi (motra).
Rreshti i sipërm, nga e majta në të djathtë: Delmar Reis, Natiéli Schäffer dhe vajza e tyre Clara. Adriel dhe Sarah Henke. Rreshti i poshtëm, nga e majta në të djathtë: Marko dhe Bárbara Frashëri., Euxhenia dhe Restiola Bregasi (motra).

Një moment ushqimi shpirtëror për pastorët


Puna pastorale shpesh kërkon dhënie të vazhdueshme, duke e bërë këtë iniciativë një mundësi të vlefshme për pastorët dhe familjet e tyre për t'u rifreskuar shpirtërisht. Pastori shqiptar Delmar Reis, President i Misionit Shqiptar, i vetëdijshëm për këtë sfidë, reflekton :"Shërbesa pastorale paraqet sfida unike që prekin jo vetëm pastorët, por edhe familjet e tyre. Kjo javë me theks shpirtëror u krijua për të ofruar një kohë të veçantë për lutje dhe studim të Biblës, duke forcuar marrëdhëniet brenda ekipit tonë baritor për të shërbyer me përsosmëri."


Eventi gjithashtu nxiti lidhjen dhe shoqërinë. Pastore Euxhenia Bregasi shprehu vlerësimin e saj për diskutimet mbi jetën e Samsonit. “Përtej kohës së bashkësisë dhe lutjes,studimet mbi Samsonin më duken të thella dhe frymëzuese.”


Për familjen pastorale, familjen Gentian dhe Sanda Thomollari, aspekti më kuptimplotë i javës ishte mundësia për t'u lutur së bashku dhe për njëri-tjetrin. “Pjesëmarrja në javën e lutjes për familjet baritore ishte një përvojë thellësisht pasuruese. Diskutimi i tyre mbi mësimet e vlefshme nga jeta e Samsonit na ofroi njohuri dhe reflektime të thella. Pjesa më kuptimplote për ne ishte mundësia për t'u lutur për njëri-tjetrin, duke nxitur një ndjenjë uniteti, mbështetjeje dhe lidhjeje shpirtërore.”


Forcimi i ekipit pastoral


Programi nuk ishte vetëm një moment reflektimi, por forcoi edhe lidhjet midis familjeve pastorale të Shqipërisë. “Ndërsa bisedonim, gjetëm njohuri kuptimplote për jetën dhe shërbesën tonë”, reflekton Radenko.


Java e theksimit shpirtëror shërbeu si një moment ripërtëritjeje për familjet baritore të Misionit SDhqiptar. Në një shërbesë që kërkon angazhim të thellë, ky aktivitet i lejoi pjesëmarrësve të ndalonin, të reflektonin dhe të përjetonin vetë mesazhin e hirit dhe besnikërisë që ndajnë me të tjerët.


Përkthyer: Vefiola Shaka

Fotot: Kortezi e Misionit Shqiptar

Imazhi kryesor: Rreshti i sipërm: Gentian dhe Sanda Thomollari | Delmar Reis dhe Natiéli Schäffer, dhe vajza e tyre Clara | Rreshti i poshtëm: Radenko dhe Ana Džuver | Marko dhe Bárbara Frashëri


Rreshti i sipërm: Gentian dhe Sanda Thomollari | Delmar Reis dhe Natiéli Schäffer, dhe vajza e tyre Clara | Adriel dhe Sarah Henke Rreshti i poshtëm: Radenko dhe Ana Džuver | Marko dhe Bárbara Frashëri | Euxhenia dhe Restiola Bregasi (motra).

 
 
 

Comentários


Misioni Shqiptar i
Kisha Adventiste e Ditës së Shtatë

+355 68 533 4189
 

Rruga Nikolla Nishku Vila 70, Tirana-Albania
 

E hënë - E enjte | 9:30am - 4:30pm

E premte | 9:30am - 12:30pm

office@adventist.al

Subscribe to the newsletter

Faleminderit!

bottom of page