top of page
Buscar

Shërbimi i gruas në Shqipëri nis rrjetin kombëtar të lutjes

  • Foto do escritor: Sarah Henke
    Sarah Henke
  • 8 de out.
  • 2 min de leitura

Grupi i ri online bashkon gratë për frymëzim javor dhe bashkësi mujore


Në prill 2025, Misioni Shqiptar nisi “Të bashkuara në lutje”, një nismë kombëtare online që bashkon gratë adventiste për të forcuar besimin dhe bashkësinë përmes lutjes. E organizuar nga Departamenti i Shërbimit të Gruas, kjo nismë ofron mundësi javore për të ndarë kërkesa dhe falënderime për lutje, si dhe takime mujore online për lutje të përbashkëta, dëshmi dhe meditime frymërore.


Për Natiéli Schäffer, drejtoreshën e Shërbimit të Gruas në Misionin Shqiptar, frymëzimi erdhi nga përvoja e saj personale. “Mora pjesë në një projekt lutjeje të organizuar nga Kisha Adventiste botërore në Instagram, dhe më preku shumë. Pastaj mendova: pse të mos krijoj diçka të ngjashme këtu në Shqipëri? Meqë kemi pak kisha të shpërndara ne vendin tonë, një grup online lutjeje dukej mënyra më e mirë për t’i mbajtur gratë tona të lidhura dhe për të inkurajuar një jetë më të fortë lutjeje.”


Ajo që filloi si një mbledhje e thjeshtë është bërë, për shumë pjesëmarrëse, një përgjigje ndaj lutjes. Bárbara Perazzoli, një nga pjesëmarrëset, shpjegon: “Kisha kohë që i lutesha Zotit të krijonte një mënyrë për të bashkuar njerëzit e Tij në Shqipëri në lutje. Pra, vetë ekzistenca e këtij grupi është një lutje e dëgjuar! Grupi më ndihmon të ndihem më afër motrave të mia adventiste. Ne ndajmë çfarë po ndodh në jetën tonë, gëzimet, sfidat dhe marrim mbështetje nga njëra-tjetra.”


Këto takime janë më shumë se rutinë; ato krijojnë momente lidhjeje të thellë shpirtërore. Bárbara kujton një nga këto përvoja: “Një moment shumë i veçantë për mua ishte meditimi për Zotin si një Zot që na sheh. Ishte pikërisht ajo që më duhej të dëgjoja në atë moment. Ndonjëherë ndjej vetmi, prandaj është mirë të kujtoj që Zoti më sheh dhe që kurrë nuk jam vetëm.” Një pjesëmarrëse tjetër, Alma Treska, shton: “Është një kohë shumë e veçantë që kalojmë bashkë si gra adventiste, duke ndarë shumë gjëra për Zotin, si dhe problemet, shqetësimet dhe falënderimet tona ndaj Zotit. Pastaj lutemi bashkë për të gjitha këto. Ka kaq shumë lutje, kaq shumë forcë.”


Si udhëheqëset ashtu edhe pjesëmarrëset pajtohen se fuqia e grupit qëndron jo vetëm te lutja vetë, por edhe te lidhjet që krijohen përmes saj. Siç thekson Natiéli: “Të lutesh bashkë na lejon të përjetojmë praninë e Zotit në një mënyrë të fuqishme. Të lutemi vetëm është mirë, por kur lutemi bashkë, e inkurajojmë njëra-tjetrën dhe krijojmë lidhje që shkojnë përtej takimit vetë.”


Më shumë se një grup në WhatsApp apo një thirrje mujore në Zoom, “Të bashkuara në lutje” është bërë një shërbesë bashkësie. “Pak nga pak, po shoh që pjesëmarrëset e njohin këtë si një hapësirë të sigurt dhe plot dashuri, ku mund të hapin zemrën, të gjejnë ngushëllim në trishtim dhe të festojnë bashkë në gëzim,” thekson Natiéli. Siç shton Bárbara, këto momente të lutjes së përbashkët shërbejnë si “një kujtesë që, aty ku dy ose tre mblidhen në Emrin e Tij, Zoti është i pranishëm.”


ree


Përkthyer: Vefiola Shaka

Fotot: Kortezi e Misionit Shqiptar

 
 
 

Comentários


Misioni Shqiptar i
Kisha Adventiste e Ditës së Shtatë

+355 68 533 4189
 

Rruga Nikolla Nishku Vila 70, Tirana-Albania
 

E hënë - E enjte | 9:30am - 4:30pm

E premte | 9:30am - 12:30pm

office@adventist.al

Subscribe to the newsletter

Faleminderit!

bottom of page